Instalimi i Sistemeve të Kondicionimit është një proces që përfshin vendosjen dhe zbatimin e një sistemi në një apartament banimi, ambiente tregtare ose industriale, vila, hotele, zyra etj,I cili është thelbësor për ruajtjen e temperaturave të rehatshme të brendshme.
Procesi i instalimit zakonisht fillon me një vlerësim të plotë të kërkesave të ambientit. Një teknik do të vlerësojë madhësinë e hapësirës, izolimin, ventilimin dhe nevojat specifike të klientëve. Ky vlerësim ndihmon në përcaktimin e llojit dhe kapacitetit të duhur të sistemit të kondicionimit të nevojshëm.
Pasi të përfundojë vlerësimi, hapi tjetër është të zgjidhni llojin e duhur të kondicionerit. Ekziston një game e gjërë produktesh ku cdo lloj ka avantazhet dhe konsideratat e veta në varësi të faktorëve të tillë si buxheti, dizajni, eficienca etj.